Maqedoni
Tërmet 4.2 ballë ka goditur sot jugun e vendit
14.10.2017 18:08
Një tërmet me intensitet prej 4.2 ballë të Shkallës së Riterit ka goditur sot Maqedoninë në ora 11 e 55 minuta...

Sipas Observatoriumit sizmologjike epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jug të Manastirit në një thellësi prej dy kilometrash. Valët tronditëse të tërmetit të sotëm në zgjerim e sipër kanë humbur intensitetin duke bërë që në qytetet perëndimore të Maqedonisë të ndihet shumë dobët apo aspak.
Maqedonia kohëve të fundit ka qenë cak i tërmeteve të shumta të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa dëme të mëdha.
