Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, që prej orës 7 ka nisur procesi i votimit

15.10.2017 11:43

Që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, në Maqedoni ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale 2017, i cili do të përmbyllet në orën 19.00...

Të drejtë vote kanë  gjithsej 1 milion e 814 mijë e 644 qytetarë të cilët do të kenë mundësi të zgjedhin kreun e ri të komunës ku jetojnë.
 
9 parti apo koalicione dhe 61 kandidatë të pavarur do të garojnë në gjithsej 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Gjithsej në garë janë rreth 260 kandidatë për kryetarë komunash. 
 
FLUTURA LATIFI