Maqedoni

Asociacioni “Most”, regjistrohen parregullsitë e para

15.10.2017 12:22

Asociacioni qytetar “Most”, vëzhguesit e së cilës janë të shpërndarë në më tepër se 50 për qind të vendvotimeve...

Asociacioni qytetar “Most”, vëzhguesit e së cilës janë të shpërndarë në më tepër se 50 për qind të vendvotimeve, informojnë se procesi i votimit ka filluar në kohë, në orën 7 të mëngjesit, me disa përjashtime të vogla në komunat Obleshevë, Probishtip dhe Zletovë, ku ka pasur vonesë deri në 20 minuta për shkak se materiali zgjedhor nuk është shpërndarë në kohën e duhur.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI