Futboll

Italia “Ndryshon pamje” kundër Uruguait

24.06.2014 17:36

Italia përgatitet të luajë ndeshjen më të rëndësishme të fazës së grupeve këtë të martën kundër Uruguajin...

Italia përgatitet të luajë ndeshjen më të rëndësishme të fazës së grupeve këtë të martën kundër Uruguajin e cila do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të vijojë rrugën në këtë botëror. Italia e Prandelit mund të mjaftohet vetëm me një barazim në këtë 90 minutësh.

Nisur nga disfata e ndeshjes së fundit me Kosta Riken, Prandelli po përgatitet të bëjë ndryshime në skuadër gjë e cila kondicionohet nga mungesa e mundshme e De Rossit dhe rikthimi i de Sciglios. Italia mund të luajë me formacionin 3 -5-2 ku në prapavijë do të jetë treshja e Juiventusit, barzagli, Bonucci dhe Chiellini.

Nga krahët do të jenë De Sciglio e Darman në një mesfushë që do të kompletohet nga Verrati, Pirlo dhe Marchisio. Në sulm mund të luajnë për herë të parë Balotelli dhe Imobile. Nderkohe tek Uruguaji mungesa me e rëndësishme pritet të jetë ajo e kapitenit Lugano në qendër të mbrojtjes.