Maqedoni

Maqedonia voton zgjedhjet e gjashta lokale

15.10.2017 12:59

Në orën 7 të mëngjesit të sotëm janë hapur 3480 vendvotime, ku qytetarët do të japin votën e tyre për zgjedhjen e 80 kryetarëve...

Në orën 7 të mëngjesit të sotëm janë hapur 3480 vendvotime, ku qytetarët do të japin votën e tyre për zgjedhjen e 80 kryetarëve të komunave dhe kryetarin e Shkupit si dhe këshillat komunal. Në vendvotimin 2607, në komunën Qendër të Shkupit, votimi ka filluar në kohë, thotë kryetarja e Këshillit zgjedhor të këtij vendvotimi, Zoja Buzallkovska.
 
“Në kohë, sipas të gjitha procedurave, u bë shpërndarja. Në mëngjes hapësira ishte në gjendjen që e kishim lënë, gjithçka u zhvillua në kohë dhe votimi filloi në ora shtatë. Persona të sëmurë për të votuar të shtunën nuk kishte. Në këtë vendvotim ka 730 votues”,- tha Zoja Buzallkovska.
 
Të pranishëm në vendvotim janë të gjithë anëtarët e Këshillit zgjedhor dhe pjesëtarët e policisë. 
 
Edhe në komunën e Aerodromit votimi ka filluar në kohë, thonë kryetarja e vendvotimit 2710 dhe 2711.
 
“Në kohë e kemi hapur vendvotimin pa asnjë problem. Dalja tani për tani është e vogël, por ende është herët. Presim gjithçka të jetë në rregull. Në këtë vendvotim ka 935 votues. Votimi po shkon në rregull, vendvotimi ynë ka 1 mijë e 77 votues”,- u shpreh kryetarja e vendvotimit 2710 dhe 2711.
 
Edhe qytetarët thonë se gjithçka po shkon mirë. 
 
“Po, votuam, gjithçka po shkon mirë dhe pres që kështu edhe të përfundojë”,- tha një qytetar. 
 
“Po, votuam. Nuk kishte probleme”,- theksoi një qytetar. 
 
Të shtunën kanë votuar të burgosurit dhe personat me probleme shëndetësore. 
 
FJOLLA TELAI