Botë
Sulm me bombë në Somali, regjistrohen 30 të vdekur
15.10.2017 13:31
Gjate një sulmi me bombë në një zonë të populluar të kryeqytetit somalez, Mogadishu, kanë mbetur të vdekur të paktën 30 njerëz...

Dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një kamion i mbushur me eksploziv ka shpërthyer pranë hyrjes së një hoteli. Tani për tani ende nuk dihet se kush i ka organizuar sulmet.
Mogadishu shpeshherë ka qenë objektiv i rregullt sulmesh nga grupi al-Shabab, i lidhur me al-Kaedën, i cili po lufton qeverinë.
