Botë

ShBA, nuk ndalen zjarret në Kaliforni

15.10.2017 14:04

Në ditën e gjashtë të zjarreve që kanë përfshirë Kaliforninë, kanë humbur jetën rreth 40 persona, ndërsa qindra të tjerë janë ende të zhdukur...

Guvernatori i Kalifornisë tha se kjo është “një nga tragjeditë më të mëdha” që shteti ishte përballur ndonjëherë. Më shumë se 10,000 zjarrfikës janë duke luftuar 16 vatra të mëdha zjarri, që janë ende aktive.

Erërat deri në 70 km/h kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa qytete. Një nga zonat më të prekura është qyteti i Santa Rosa, ku 3,000 njerëz u evakuuan të shtunën.

“Shkatërrimi është thjesht i pabesueshëm. Është një tmerr që askush nuk e ka imagjinuar”,- tha guvernatori i Kalifornisë pas vizitës që ia bëri qytetit.