Maqedoni

MPB dhe Prokuroria njoftuan për disa parregullsi

15.10.2017 17:44

Deri në orën 14:00 janë paraqitur 26 raste të parregullsve zgjedhore njofton MPB...

Sipas kësaj Ministrie, janë paraqitur raste të shit-blerjes së votës, fotografim të fletës së votimit, transportimi i votuesve në vendvotim si dhe votim për dikë tjetër. 
 
“Kemi një rast në lagjen Butel në Shkollën fillore Petar Zdravkovski Penko, ku dy qytetarë kanë dashur fizikisht të përleshen por policia ka intervenuar menjëher, por rasti është pastruar dhe nuk kishte të bënte me zgejdhjet por për mosmarrveshje paraprake. Poashtu ka rreth sh nderprerje të votimit për shkaqe teknike”, tha Angellovski, nga MPB.
 
Angellovski theksoi se ka 7 kallëzime për dhënie ryshfeti ndërsa në 20 vendvotime porcesi është ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike dhe pastaj ka vazhduar përsëri. Edhe Prokuroria publike njoftoi se janë paraqitur disa denoncime për parregullsi zgjedhore. Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se janë duke ndërmarrë veprime për këto denoncime në drejtim të përcaktimit të fakteve për ekzistimin e elementeve të veprave të kryera penale të paraparë në Kapitullin 16 të Kodit penal - Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. 
 
“Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë informoi se është duke i ndjekur të gjitha ngjarjet gjatë procesit zgjedhor edhe sot gjatë votitmit. Theksojnë se në të gjitha prokuroritë publike në Republikën e Maqedonisë, krahas kujdestarive të rregullta, janë organizuar edhe kudjestari plotësuese prej prokurorëve publik me qëllim që në mënyrë urgjente të veprohet për lëndë të cilat lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën Prokurorisë.
 
Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç theksojnë nga Prokuroria, vazhdon ta koordinojë punën e prokurorive publike lidhur me zbulimin dhe përndjekjen e autorëve të veprave penale lidhur me zgjedhjet, me ç'rast në vazhdimësi opinioni do të njoftohet. 
 
FJOLLA TELAI