Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - Në Ohër deri në orën 17 kanë votuar 52,9 për qind, në Strugë 42,1 dhe në Debërcë 57 për qind e votuesve

15.10.2017 18:32

Procesi zgjedhor në të gjitha 89 vendvotimet në territorin e Komunës së Ohrit zhvillohet pa pengesa...

Procesi zgjedhor në të gjitha 89 vendvotimet në territorin e Komunës së Ohrit zhvillohet pa pengesa, pa parregullsi, ndërsa nga ora 17 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 52,9 për qind e votuesve.
 
Në Strugë në vendvotime janë paraqitur dhe kanë votuar 42,1 për qind e votuesve me të drejtë vote. Nga KKZ komunikuan se deri te ata nuk kanë arritur kurrfarë informacionesh për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
 
Sa i përket vetë procesit zgjedhor, pa pengesa ai është realizuar edhe në komunën Debërc, ku përfundimisht me orën 17 kanë votuar 57 për qind e qytetarëve./Mia