Futboll

Ra Kroacia, Brazili e Meksika kalojnë pragun

24.06.2014 18:48

Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës ‘Brazili 2014’. Brazili me fitoren kundër Kamerunit

Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës ‘Brazili 2014’. Brazili me fitoren kundër Kamerunit (4-1) dhe Meksika me fitoren kundër Kroacisë (3-1), janë dy kombëtaret e radhës që kalojnë në fazën tjetër të garave.
 
Ballafaqimi mes Kroacisë dhe Meksikës është përshkruar më një lojë jashtëzakonisht të mirë, sidomos lojë të mirë kanë treguar kroatët të cilët nga fillimi i kësaj super sfidë e kërkuan golin.
Pjesa e parë e lojës mes Kroacisë dhe Meksikës ka prodhuar lojë më ritëm të lartë, por në këtë pjesëlojë rrjetat heshtën.
 
Lojë dinamike është luajtur në pjesën e dytë. Kroatët te vetëdijshëm se vetëm me fitore mund ta sigurojnë kualifikimin, më të gjitha forcat rrezikuan portën meksikanë.
 
Ballkanasit edhe pse sulmuan vazhdimisht, megjithatë, ishin meksikanët që përmes Rafa Marquez kaluan në epërsi prej 1-0.
 
Ky gol ja vështirësoi punët edhe më shumë Kroacisë, e cila tani kërkonte jo vetëm një gol, por dy gola për të kaluar fazën e grupeve.
 
Dhe kur më se paku pritej ishte Guardado (75), i cili dyfishon epërsinë e Meksikës në 2-0, kurse rezervisti Javier Hernandez në minutën e 82-të i jep goditjen e fundit kroatëve në Botërorin 2014, duke shënuar golin e tretë për Meksikën, e cila tashmë arrin objektivin, kualifikimin në fazën tjetër të garave.
 
Krejt çfarë bën kroatët ishte goli i nderit të cilën e realizoi Perisic në minutën e 86-të.