Maqedoni
Zgjedhjet Lokale 2017 - KSHZ: Jehona në zgjedhjet deri në ora 17 49,14 për qind
15.10.2017 18:50
Jehona e votuesve deri në orën 17 në territorin e Republikës së Maqedonisë sipas të dhënave që i ka publikuar KSHZ-ja arrin 49,14 për qind...

Në territorin e Qytetit të Shkupit, siç informoi zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska, jehona është 50,58 për qind.
Jehoha më e lartë në nivel të Maqedonisë është në Vevçani 72,05 për qind, ndërsa më e larta është në Gazi Babë 58,02 për qind. Niveli më i ulët në nivel të Republikës së Maqedonisë është jehona në komunën Mavrovë-Rostushë me 31,19 për qind, ndërsa në nivel më të lartë në Shkup në Shuto Orizare 33,83 për qind.
Duke u përgjigjur në pyetjen Guguçeska theksoi se të gjitha ndërprerjet e evidentuara në vendvotime të caktuara kanë zgjatur më pak se një orë, që do të thotë se votimi çdokund do të duhet të përfundojë deri në 19.
Tash për tash, konfirmoi zëdhënësi i KSHZ-së nuk ka ndërprerje në asnjë vendvotim.
Për të gjitha hollësitë rreth parregullsive eventuale në procesin zgjedhor KSHZ-së do t'i komunikojë në konferencë për shtyp.
Në lidhje me numrin e fletëvotimeve, gjithashtu, do të dihet tha Guguçevska, pas konkluzioneve finale nga vendvotimet./Mia
