Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - Deri në ora 17 në Manastir kanë votuar 50 për qind të votuesve

15.10.2017 18:51

Në komunën e Manastirit deri në orën 17 në 170 vendvotime kanë votuar 50 për qind nga votuesit...

Kryetari i KKZ - Manastir Zoran Nasev konfirmoi se votimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa të drejtë vote kanë 83.616 persona.
 
Komisionet komunale zgjedhore në Demir Hisar, Novaci dhe Mogillë konfirmuan se zgjedhjet e ardhshme lokale në të gjitha vendvotimet po zhvillohen në mënyrë demokratike, pa pengesa dhe pa probleme.
 
Në komunën Demir Hisar deri në ora 17 në 36 vendvotime kanë votuar 66 për qind nga 7.311 votues.
 
Në rajonin e Novacit votohet në 24 vendvotime, ndërsa deri në orën 17 kanë votuar 64 për qind të votuesve.
 
Në komunën e Mogillës votohet në 23 vendvotime deri në ora 17 kanë votuar 50,05 për qind nga 5.520 banorëve me të drejtë vote./Mia