Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - Në Kumanovë deri në ora 17 kanë votuar 42,44 për qind e votuesve

15.10.2017 18:53

Jehona në Kumanovë deri në orën 17 sipas të dhënave të KKZ-së Kumanovë, arrin 42,44 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së, Zvonimir Nikollovski...

Në Kumanovë të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 92,639 qytetarë, të cilët votojnë në 167 vendvotime.
 
Në Komunën e Likovës, deri në orën 17 sipas të dhënave të zëvendëskryetares së KKZ-së, Olivera Cvetkovska kanë votuar 8.700 votues ose 34,7 për qind.
 
Në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.070 persona, të cilët kanë votuar në 36 vendvotime.
 
Në Komunën Nagoriçan i Vjetër deri në orën 17 kanë votuar 50.09 për qind. Gjithsej në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 3.428 votues, të cilët votojnë në 37 vendvotime, kumtoi kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski./Mia