Futboll
Kameruni i pafuqishëm për Brazilin
24.06.2014 18:49
Brazili ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit A, duke mundur Kamerunin me rezultat 4-1...

Brazili ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit A, duke mundur Kamerunin me rezultat 4-1. Brazilianët pas kësaj fitore në rundin tjetër të garave shkojnë së lideri i tabelës me shtatë pikë të grumbulluara.
Futbollistët e Brazilit mjaft mirë e nisën dhe të vendosur për fitore e nisen përballjen me Meksikën. Pas 17-të minuta lojë, ylli brazilian Neymar kalon nikoqirët e këtij kampionati në epërsi prej 1-0.
Mirëpo, dhjetë minuta më vonë Kameruni u rikthye në lojë me golin e Joel Matip, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Skuadra e Felipe Scolarit të pakà «naqur me këtë rezultat përsëri u vërsulen drejt portës së kamerunasve dhe përsëri në skenë është Neymar, i cili në minutën e 34-të kalon për herë të dytë Brazilin në avantazh prej 2-1, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.
Brazilianët edhe në 45-minutëshin e dytë kanë zhvilluar lojë më të mirë dhe vetëm pas katër minutave lojë në këtë pjesë, Brazili me golin e Fred ngriti epërsinë në 3-1, kurse serinë e golave në këtë ndeshje e mbylli Fernandinho në minutën e 84-të.
Grupi A /
Rezultatet
Kamerun-Brazil 1-4
Kroacia-Meksika 3-1
Tabela:
Brazili 7
Meksika 7
Kroacia 3
Kameruni 0
