Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - MPB: Ditë e qetë zgjedhore pa prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike

15.10.2017 21:27

Dita zgjedhore kaloi qetë pa prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme....

Ministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, por se janë vërejtur më shumë incidente të vogla.
 
Në polici, siç theksoi, janë parashtruar 46 denoncime për fotografim të fletëvotimit, votim për person tjetër, mitmarrje, dërgim i votuesve në zgjedhje.
 
Në statistikën policore, siç tha Spasovski, janë evidentuar 44 ndërprerje të votimeve, në vendvotime të caktuara, ku pas konsultimeve dhe ngecjeve të shkurtra për 15 deri 20 minuta votimi është vazhduar.
 
Sqaroi se lidhur me paraqitjet nga 10 rastet për fotografim të fletëvotimeve të gjitha këto ngjarje janë zbardhur, me ç'rast dhjetë persona janë arrestuar nga të cilët katër në Shkup, dy në Ohër, nga një Qendrën Zhupa, Kumanovë, Strumicë dhe Gostivar. Shtoi se është arrestuar edhe një person nga Shkupi për xhirim të paautorizuar.
 
Kundër të gjithë këtyre personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
 
Spasovski theksoi se janë zbardhur edhe ngjarjet nga prishja e rendit publik dhe paqes në fshatin Sedllare të Epërme, rrethina e Tetovës dhe në lagjen Butel të Shkupit.
 
Janë arrestuar tre persona nën dyshimin për dhënie të mitmarrjes gjatë votimit në Manastir në afërsi të vendvotimit në SHF "Gjorgji Sugare". Në bazë të votimit në emër të një personi tjetër janë arrestuar dy persona në Mirkovcë dhe në Kavadar.
 
Ministri theksoi se pas paraqitjes së një anëtari i Këshillit zgjedhor nga Resnja në vendvotimit në SHF "Mite Bogoevski" është zbuluar një votues që ka ardhur në votim një i lindur në Republikën e Shqipërisë, ndërsa me letërnjoftim me adresë banimi identik në adresën e paraqitësit, respektivisht anëtarit të KZ. Bëhet fjalë në zbardhje të plotë të rastit.
 
Gjatë ditës sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së, siç komunikoi ministri, ka vepruar në gjashtë raste, në të cilat është paraqitur se nëpunës të policisë janë sjellë në mënyrë joligjore ose në mënyrë joprofesionale.
 
"Është konstatuar se tre paraqitje janë të pabaza, një me bazë, një është pa dëshmi që të konfirmohen ose hedhin poshtë konstatimet dhe në një rast akoma punohet", tha ministri i Punëve të Brendshme dhe shtoi se kundër një nëpunësi të policisë për të cilin është konstatuar ose për të cilin do të konstatohet se ka vepruar në mënyrë joprofesionale do të ndërmerren masa përkatëse disiplinore.
 
MPB potencoi se edhe në të ardhmen do të veprojë vetëm duke i mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe duke u siguruar kushte dinjitoze për shprehjen e vullnetit të tyre./Mia