Maqedoni
Zgjedhjet Lokale 2017 - Stevçe Jakimovski e pranoi humbjen në Karposh
15.10.2017 22:19
Kryetari i deritanishëm i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski ia uroi fitoren kundërkandidatit nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, Stefan Bogoev...

Ai tha se Bogoev është në epërsi të bindshme.
Jakimovski paralajmëroi se partia e tij do të mbetet e pranishme në politikë dhe në komunën e Karposhit.
"Edhe më tej do të jemi të pranishëm në skenën politike në Republikën e Maqedonisë dhe me qytetarët në komunën e Karposhit edhe më tej do të takohemi dhe do të bisedojmë për këto tema. Se si do të jenë rezultatet nga zgjedhja e kryetarit të ri dhe nëse qytetarët bënë zgjedhjen e duhur do të shohim pas katër viteve", deklaroi Jakimovski.
Ai veçanërisht i falënderoi ata që e kanë përkrahur në këtë fushatë zgjedhore./Mia
