Maqedoni
Zgjedhjet Lokale 2017 - Bogoev: Banorët e Karposhit edhe një herë dëshmuan se janë avangarda e Shkupit
15.10.2017 23:09
Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e SLDM-së për komunën e Karposhit...

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e SLDM-së për komunën e Karposhit, Stefan Bogoev sonte deklaroi se me kënaqësi ia uroi humbjen Stevçe Jakimovskit, duke paralajmëruar revizion për punën financiare në komunë.
"Qytetarët e Karposhit edhe një herë dëshmuan se janë avangarda në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë. Dëshmuan se dinë me dinjitet, me nder dhe në mënyrë të kulturuar ta kalojnë ditën zgjedhore, në të vërtetë në atë mënyrë edhe e kaluam fushatën zgjedhore", tha Bogoev.
Qytetarët e Karposhit, siç tha, para saktë katër viteve e dhanë votën për përralla dhe janë manipuluar nga Stevçe Jakimovski.
Ai paralajmëroi revizion të punës financiare të komunës dhe të planeve të kontestuara detajore urbanistike./Mia
