Futboll
Shkodran Mustafi, në orbitën E Milanit
24.06.2014 18:53
Krerët e Milanit synojnë që gjatë kësaj verë të sjellin disa përforcime në ekip...

Krerët e Milanit synojnë që gjatë kësaj verë të sjellin disa përforcime në ekip. ‘Rossonerët’ duan t’i forcojnë të gjitha repartet e skuadrës. Mediat italiane raportojnë se Milani ia ka vënë syrin reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë, Shkodran Mustafi.
Milanezët dëshirojnë që repartin e mbrojtjes ta forcojnë me Mustafin, i cili aktualisht është anëtar i Sampdorias. Mustafi aktualisht ndodhet në Brazil me kombëtaren e Gjermanisë. Ai tashmë ka fituar besimin e Joachim Low, sepse luajti në dy sfidat e ‘Pancerave’ në Botërorin 2014.
