Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - BDI: Fitore në Kërçovë dhe Pllasnicë, në rrethin e dytë në Tetovë, Çair, Gostivar dhe Saraj

15.10.2017 23:31

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpalli fitore në zgjedhjet e sotme lokale në Kërçovë dhe Pllasnicë...

"Në rrethin e dytë zgjedhor BDI do të luftojë për vende kryetarësh në Tetovë dhe në Çair të Shkupit, në konkurrencë me BESË-n, në Gostivar në konkurrencë me Aleancën për Shqiptarët, si dhe në Saraj", deklaroi sonte Fatmir Besimi i BDI-së.
 
Sipas Besimit, BDI në zgjedhje ka fituar mbi 100.000 vota dhe mbetet partia më e madhe politike e shqiptarëve në vend./Mia