Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2017 - Aleanca për shqiptarët: Zgjedhjet kaluan mirë, me parregullsi të vogla

15.10.2017 23:32

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri deklaroi se zgjedhjet e sotme kanë kaluar mirë,e parregullsi më të vogla...

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri deklaroi se zgjedhjet e sotme kanë kaluar mirë,e parregullsi më të vogla, që nuk e kanë rrezikuar procesin zgjedhor. Ai shtoi se rezultatet e kanë vendosur Aleancën për shqiptarët si parti të të dytë politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe në bllokun politik shqiptar.
 
"Në të gjitha qytetet Aleanca ka arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe në pjesën më të madhe të vendeve kanë edhe rritje të qindpërqindshme të votave në krahasim me zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016, ndërsa në disa vende madje edhe nga dy deri pesë herë rritje të votuesve të saj", tha Aziri. 
 
Në Strugë Aleanca, respektivisht lideri i tyre Zadin Sela si fitues shkon në rrethin e dytë, ku do të garojë me kandidatin e LSDM-së, ndërsa në Gostivar kandidati i tyre Arben Taravari si fitues do të shkojë në rrethin e dytë dhe do të takohet me Nevzat Bejtën nga BDI-ja. 
 
Në rrethin e dytë kandidatët e tyre do të garojnë në Vrapçisht me kandidatin e BDI-së, në Dibër po ashtu me kandidatin e BDI-së dhe në Bogovinjë me kandidatin e BDI-së.
 
Aty ku nuk kanë hyrë në rrethin e dytë kandidatët e tyre kanë rritje të konsiderueshme, e cila në Kumanovë është 100 për qind dhe në Likovë është për dy herë rritja e votave të tyre.
 
"Në Shkup, Çair dhe komunat në rrethinë të Shkupit kemi rritje të konsiderueshme të votave. E ngjashme është situata në Tetovë dhe komunat e tjera të Tetovës, ku në shumë vendvotime kandidatët tanë ishin të parët në numrin e votave të fituar, gjë që e profilon Aleancën për Shqiptarët si parti më serioze progresive në bllokun politik shqiptar në Maqedoni", tha Aziri.
 
Edhe kjo ditë zgjedhore konfirmoi, shtoi Aziri, se Ziadin Sela do të jetë lideri i pakontestueshëm i shqiptarëve në Maqedoni.
 
Lidhur me koalicionet e mundshme paszgjedhore për rrethin e dytë, ku nuk kanë hyrë kandidatët e tyre, Aziri tha se kryesia edhe në përbërjen më të ngushtë edhe në atë më të gjerë do të mbajë mbledhje ditëve në vijim, pas çka pasi hollësisht t'i shqyrtojë të gjitha rezultatet, do të marrë vendimin e duhur. Sipas Azirit, për Alenacën për Shqiptarët procesi zgjedhor nuk është vetëm punë teknike që përfundon në orën 19, por është thelbësor dhe se ka ndikim mbi të ardhmen e qytetarëve dhe posaçërisht shqiptarëve në Maqedoni./Mia