Maqedoni

Reformatorët në VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqje nga Gruevski

15.10.2017 23:59

Shtabi republikan për reforma në VMRO-DPMNE sonte dërgoi mesazh deri te lideri i partisë Nikolla Gruevski...

Shtabi republikan për reforma në VMRO-DPMNE sonte dërgoi mesazh deri te lideri i partisë Nikolla Gruevski të japë dorëheqje dhe të mundësojë proces demokratik në parti dhe mbajtje të procesit zgjedhor në të cilin anëtarët lirisht do ta zgjedhin liderin e tyre të ri.
 
Aleksandar Mihajllovski nga krahu reformues i VMRO-DPMNE-së dërgoi edhe mesazh deri te LSDM-ja që të përmbahet dhe vërtet ta praktikojë demokracinë pa revanshizëm ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.
 
Mihajllovski theksoi se partia ka pësuar dështim të dukshëm në këto zgjedhje të gjashta me radhë lokale në Republikën e Maqedonisë./Mia