Kirkuk, përleshje mes forcave irakiane dhe kurdëve
Përleshje janë raportuar midis forcave irakiane dhe luftëtarëve kurdë të Irakut....

Përleshje janë raportuar midis forcave irakiane dhe luftëtarëve kurdë të Irakut, pasi Bagdadi ka dërguar trupa në drejtim të vendeve nën kontrollin e forcave kurde në provincën e Kirkukut.
Forcat irakiane kanë marrë nën kontroll disa zona, duke përfshirë fushat e naftës, “pa luftuar”, por zyrtarët kurdë e mohojnë këtë. Një shkëmbim zjarri artilerie thuhet se ka ndodhur në jug të qytetit të Kirkukut.
Qeveria amerikane thotë se është shumë e shqetësuar dhe nxiti dialogun “si alternativa më e mirë për të zbutur tensionet”.
Tensionet mes të dy palëve për të ardhmen e Kurdistanit irakian kanë qenë të larta që kur kurdët irakenë votuan për pavarësinë në një referendum të shtatorit. Bagdadi dëshiron të rimarrë bazat dhe fushat e naftës të marra nga luftëtarët kurdë Peshmerga dhe 2014, kur militantët nga të ashtuquajturit Shtet Islamik përfshiu të gjithë Irakun verior.
