VMRO-DPMNE: Zgjedhjet lokale, jodemokratike. Gruevski, analiza partiake pas zgjedhjeve
Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë jodemokratike....

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë jodemokratike.
Për shkak të rezultateve të dobëta në këtë proces zgjedhor do të ketë analiza partiake. Lideri i opozitës maqedonase, Nikolla Gruevski, hapat e ardhshme të partisë i paralajmëroi pas përfundimit të zgjedhjeve më 29 tetor.
“Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale kaloi në një atmosferë jodemokratike dhe ishin të krijuara kushte jokorrekte. Gjatë fushatës kishte qërim fizik hesapesh, kërcënime, presione nga institucione zyrtare, kishte kërcënim ndaj kandidatëve për kryetar nga partia jonë. Për të gjitha parregullsitë VMRO do të parashtrojë ankesa deri tek organet kompetente. Pas përfundimit të zgjedhjeve do të pasojë analiza zgjedhore partiake, për të parë çfarë përveç parregullsive ishte shkak nga ana jonë që VMRO të dalë me këtë rezultat, dhe pse nuk morëm rezultate më të mira. Unë jam kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe gjithsesi se kam përgjegjësi më të madhe për rezultatin zgjedhor”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
