LSDM shpall fitoren, fituese në 50 komuna

16.10.2017 12:44

LSDM, me partnerët e saj të koalicionit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit...

LSDM, me partnerët e saj të koalicionit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ka fituar në më shumë se 40 komuna.

Nga LSDM thonë se me këtë fitore janë të rrumbullakuara të gjitha ndryshimet në Maqedoni. Lideri i kësaj partie, njeherit edhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev, deklaroi se tani obligimet janë dyfishuar, ndërkohë që në Maqedoni përfundimisht do të ketë jetë për të gjithë qytetarët dhe së koha e “sherifeve lokalë” ka përfunduar.

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë, për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Jam njeri krenar që jetoj në një kohë kur Maqedonia demonstroi vullnetin e lirë. Epoka e sherifëve lokalë përfundoi, tani nuk ka kohë për justifikime, por duhet punuar për popullin sepse njerëzit e meritojnë atë. Kryetaret e rinj do të dëgjojnë dhe do të punojnë në mënyrë transparente, me përgjegjësi.  Zgjedhjet ishin jashtëzakonisht korrekte, demokratike dhe të rregullta dhe se në to fituan të gjithë me shprehjen e vullnetit të lirë”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.