Tensione SHBA-Koreja e Veriut

16.10.2017 09:50

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson....

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, insiston se Presidenti Donald Trump dëshiron të zgjidhë konfrontimin me Korenë e Veriut nëpërmjet diplomacisë.

Sipas kryediplomatit amerikan, sanksionet dhe diplomacia kanë rezultuar në një unitet të paprecedent ndërkombëtar kundër programit bërthamor të Koresë së veriut.

Muajin e kaluar, Trump i tha Tillerson të mos humbte kohë duke kërkuar bisedime me Kim Jong-un.

Komentet e Tillerson vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e tyre të fundit ushtarake të përbashkët në ujërat që rrethojnë gadishullin Korean, duke përfshirë avionët luftarakë, shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve.