45 komuna me kryetarë që në raundin e parë, 35 në balotazh

16.10.2017 14:54

Dyzet e pesë kryetarë komunash fituan që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të së dielës...

Dyzet e pesë kryetarë komunash fituan që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të së dielës, 35 kandidatë do të masin edhe një herë forcat në raundin e dytë më 29 tetor.
 
LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37-të kryetarë komunash, VMRO-DPMNE 3, BDI 2  dhe Partia Demokratike e Turqve 1. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Kërçovë, Pllasnicë, Haraçinë, Manastir, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kumanovë, Ilinden, Karposh, Veles, Berovë, Bogdanci, Bosillovë, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë. 
 
LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5 komuna, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë do të ketë garë mes kandidatëve të  BDI-së dhe LSDM-së, në Studeniçan garojnë PDSh dhe BESA dhe në 1 komunë gara do të mbahet mes LSDM-së  dhe Lidhjes së Romëve. 
 
Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.
 
Ende nuk janë të qarta rezultatet për Qytetin e Shkupit. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov pas 96.79 % të votave të numëruara deri më tani udhëheq me 50,27%, kundrejt kundërkandidatit nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski që ka marrë 36,01 % të votave. Mbetet të numërohen votat edhe në  22 vendvotimeve dhe më pas do të dihet nëse Shkupi do të fitojë kryetar komune në raundin e parë ose do të ketë një raund të dytë më 29 tetor.