Maqedoni

Ballkani perëndimor, Samiti 100: Lidhja ekonomike e stabiliteti, kyçe për zhvillim

16.10.2017 15:23

Lidhja ekonomike në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, stabiliteti më i madh dhe siguria do të ndikojnë në zhvillimin e këtyre shteteve...

Lidhja ekonomike në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, stabiliteti më i madh dhe siguria do të ndikojnë në zhvillimin e këtyre shteteve, u tha gjatë Samitin 100 që filloi në Shkup, ku marrin pjesë mbi 150 liderë të biznesit, katër kryeministër të Ballkanit Perëndimor dhe personalitete tjera diplomatike.
 
Samitet e këtilla janë me rëndësi të veçantë për afrimin në mes komuniteteve të biznesit të vendeve të rajonit, u shpreh kryetari i këshillit drejtues i Samit 100, Zhivko Mukaetov. 
 
“Fokusi i Samit 100 në Shkup mbetet në bashkëpunimin rajonal. Për qasje më të lehtë drejtë tregjeve të lira, kompanive iu nevojitet shoqërim. Samiti 100 është iniciativë e shkëlqyer për realizimin e këtyre qëllimeve, njëkohësisht është platformë e fuqishme për strukturimin e programeve zhvillimore të cilat do ta afrojnë rajonin hap më para në përmbushjen e misionit për ndërtimin e një komuniteti të fuqishëm të biznesit”,- tha nënkryetari i këshillit drejtues, Zhivko Mukaetov.
 
Eurokomisionerja për transport e BE-së, Violeta Bulc, tha se me rëndësi kyçe është integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Bulc përkujton  se pa infrastrukturë të mirë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Vendet e Ballkanit duhet vet t’i caktojnë prioritetet e tyre dhe t’i shfrytëzojnë fondet për ndërtimin e korridoreve të cilat do të lidhin më shumë bizneset.
 
“Ekonomia europiane është jashtë krizës dhe të gjitha shtetet kanë rritje të BPV-së, ndërsa në nëntë vitet e fundit papunësia po shkon drejt uljes. Shpresoj se atë do ta shfrytëzoni në interes tuajin, ndërsa mundësia për anëtarësim të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë më e madhe tani se sa para dhjetë viteve. Ballkani Perëndimor mund të ketë interes të madh nga digjitalizimi në sferën e transportit dhe në 60% ta zvogëlojë administrimin”,- u shpreh eurokomisionerja për transport, Violeta Bullc.
 
Presidenti Ivanov theksoi se Europa duhet të mbështesë me fonde Maqedoninë për projektet infrastrukturore dhe në tërheqjen e investimeve të huaja. 
 
“Roli i shteteve tona është të krijojnë kushte për tregje të lira, ku ju mund të garoni, të bashkëpunoni dhe përfundimisht të fitoni. Por, para asaj duhet të jemi të vetëdijshëm, liria është e vetmja gjë që harxhohet nëse nuk shfrytëzohet, nëse liria nuk shfrytëzohet atëherë është e madhe mundësia që të ndodhin dy gjëra, ose shteti do të hyjë të rregullojë hapësirën, ose kompanitë konkurrente do të hynë ta marrin hapësirën”,- theksoi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov.
 
Samiti 100 do të vazhdojë edhe të martën, ku do të kenë fjalime kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë - Hercegovinës, të cilët do të debatojnë mbi temën “A është rajoni i përgatitur për gara në skenën globale”. 
 
ERSAN PAJAZITI