Maqedoni

“Most” ka regjistruar parregullësi në zgjedhje

16.10.2017 11:22

Asociacioni qytetare MOST ka regjistruar diten e djeshme....

Asociacioni qytetare MOST ka regjistruar diten e djeshme disa parregullesi gjate procesit te votimit edhe ate ne me shume vende .

Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov,  tha se se MOST ka konfirmuar më pak se 50 raste të parregullsive gjatë votimit dhe shtoi se vlerësimin e përgjithshëm për këto zgjedhje të gjashta lokale, Asociacioni qytetar  pritet q eta jep gjate dites se sotme.

Si rast ku ka mosrespektim të procedurës së votimit dhe reagim nga ana e këshillave zgjedhorë, ai i potencoi vendvotimin 04-45 në fshatin Gradec, në komunën Vrapçishtë, ku kryetari i Këshillit zgjedhor ka qëndruar pas paravanit derisa njerëzit votojnë. Është vërejtur votim familjar në vendvotimet 04-40, 04-45 dhe 04-47, në komunën Vrapçishtë, gjithsej 20 raste ku janë keqpërdorur 44 vota. Në vendvotimin 0951, Kriva Pallankë votimi është ndërprerë një orë.

Në vendvotimin 1124 në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës, UV llamba nuk është përdorur në periudhën prej orës 16:45 e deri në mbylljen e vendvotimit.

Aleksov tha se probleme teknike ka pasur me materialin zgjedhore në vendvotimet 1722, komuna e Strumicës, ku numrat serikë të bllokut me fletvotimet nuk kanë qenë të njëpasnjëshme.

Situata e njëjtë është vërejtur edhe në vendvotimit 1063 në Kumanovë. Mosrespektim të procedurës së votimit, ka pasur në vendvotimin 20-52 në - komuna Bogovinë,  ku një votues fizikisht ka sulmuar anëtarin e Këshillit Zgjedhor.