Maqedoni

Shilegov: në Shkup, fitore në rrethin e parë

16.10.2017 16:34

LSDM ndërkohë ka shpallur fitoren që në rrethin e parë edhe në Shkup.

Petre Shilegov, duke kumtuar rezultatin, premtoi administratë në shërbim të qytetarëve.
 
“Në këto zgjedhje fituan qytetarët e Shkupit dhe tërë Maqedonisë. Vendi fitoi një kryeqytet i cili lidh, kryeqytet i cili punon për qytetarët. Ky rezultat për mua paraqet nder të madh, por edhe detyrim më të madh. Administrata e re e qytetit që do ta drejtoj do të jetë shërbimi i qytetarëve”,- deklaroi kandidati për kryetar të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.