Maqedoni
“Most” dhe “Civil”: zgjedhjet e lira, institucionet reaguan në kohë
16.10.2017 17:37
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në atmosferë të drejtë dhe demokratike...

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në atmosferë të drejtë dhe demokratike, vlerësuan nga Asociacioni qytetar “Most”dhe Organizata joqeveritare “Civil”.
Sipas tyre, në këtë proces zgjedhor, si asnjëherë më parë, në mënyrë efikase kanë reaguar institucionet e vendit, të cilat kanë mundësuar zbatimit të dispozitave ligjore dhe kanë mbrojtur të drejtën e votës së lirë.
“Vlerësimi i fundi i Asociacionit qytetarë “Most” është se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt në atmosferë të lirë dhe demokratike, ndërsa qytetarët lirisht dolën të japin votën e tyre. Nga informatat e vëzhguesve përshëndesim reagimin e shpejtë të institucioneve gjatë procesit të votimit. Në të gjitha rastet e fotografimit të fletëvotimit në kohë dhe në mënyrë efikase është reaguar nga Komisioni Zgjedhor në bashkëpunim me policinë”,- theksoi drejtori i AQ “Most”, Darko Aleksov.
“Ne si organizatë që i vëzhgon proceset zgjedhore nga viti nga 2008, definitivisht mund të themi se këtë vit kishim zgjedhje të lira. Kjo nënkupton që institucionet ishin aktive u munduan të realizojnë zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike. Qytetarët treguan nivel të lartë të kulturës politike me përjashtim të një numri më të vogël të incidenteve”,- tha Xhabir Derralla nga OJQ “Civil”.
Sipas “Most”, në vendvotimet ku janë vërejtur sfida teknike gjatë votimit, komisionet zgjedhorë dhe ata komunalë kanë reaguar në kohë.
“Civil” vlerëson se parregullsitë më të mëdha janë shkaktuar nga administrata zgjedhore më pas vijojnë aktivistët partiak.
“Most”, ashtu si “Civil”, raporton se qindra qytetarë nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e votës për shkak se nuk e kanë gjetur veten në listën zgjedhore.
“Most” raportoi se 415 persona të burgosur nuk kanë realizuar të drejtën e votës, numrit më të madh prej tyre i kanë munguar dokumentet personale.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
