Maqedoni

Parregullsitë zgjedhore, 19 persona në polici, padi penale e kundërvajtëse

16.10.2017 18:07

MPB ka arrestuar 19 persona gjatë procesit zgjedhor, 10 për fotografim të fletëvotimit...

MPB ka arrestuar 19 persona gjatë procesit zgjedhor, 10 për fotografim të fletëvotimit, të tjerë për dyshime për blerje votash dhe prishje të rendit e qetësisë publike dhe keqpërdorim të të drejtës së votimit.
 
“Janë evidentuar 44 ndërprerje të votimeve në disa vende, ku pas konsultimeve dhe ndërprerjeve të shkurtra të procesit prej 15-20 minutash, votimi ka vazhduar. Kemi paraqitje në dhjetë raste për fotografim të fletëvotimeve. Rastet janë sqaruar, 10 persona janë marrë në polici, 4 në Shkup, 2 në Ohër, një në Qendrën Zhupë, një në Kumanovë, një në Strumicë dhe një në Gostivar. Është arrestuar edhe një person në Shkup për xhirim të paautorizuar. Ndaj tyre do të merren masa adekuate. Është sqaruar rasti i prishjes së qetësisë dhe rendit publik në Sedllarcën e Epërme në Tetovë dhe në Butel të Shkupit. Gjithashtu në Manastir janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë dhënë para në këmbim të votës, në Mirkovc dhe Kavadar janë arrestuar dy persona për votim në vend të tjetrit. Në Resen është paraqitur rasti i një personi të lindur në Shqipëri, me letërnjoftim me adresë banimi të njëjtë me adresën e personit që e ka paraqitur rastin, e që ka qenë anëtar i këshillit zgjedhor komunal. Kontrolli i brendshëm punon edhe në 6 rraste të paraqitura për punonjës të policisë që kanë punuar jashtë normave ligjore e në mënyrë joprofesionale. Tre paraqitje janë hedhur poshtë si të pabazuara, një ka bazë, për njërën nuk ka prova, në rastin e fundit ende punohet”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.