Maqedoni
OSBE: zgjedhjet ishin të lira dhe konkuruese
16.10.2017 18:25
Vëzhguesit ndërkombëtarë të kryesuar nga OSBE vlerësuan pozitivisht zgjedhjet...

Vëzhguesit ndërkombëtarë të kryesuar nga OSBE vlerësuan pozitivisht zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
“Zgjedhjet në përgjithësi ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, konkurruese, liritë themelore u respektuan, përkundër akuzave të besueshme për shkelje”, – konstatojnë vëzhguesit ndërkombëtar.
Sipas tyre, këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin, fillimisht, sepse janë të parat që ndodhin gjatë qeverisë së re dhe për shkak se në to u testuan disa ndryshime ligjore.
"Mbajtja e zgjedhje lokale të 15 tetorit kontribuoi në përforcimin e besimit në procesin demokratik. Ne vlerësojmë se pavarësisht mangësive korniza ligjore mundëson bazë të mirë për zgjedhje demokratike. Ndonëse procesi nuk ka përfunduar ende, këto zgjedhje shënuan përparimin demokratik të këtij vendi dhe rrisin besimin e votuesve në procesin zgjedhor. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe në raundin e dytë",- deklaroi shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR, Odri Gluver.
Gjatë fushatës janë konstatuar disa akuza të besueshme për blerjen e votave, presionin ndaj votuesve dhe raste të izoluara të dhunës. Mediat e monitoruara kanë ofruan mbulim të paanshëm të garuesve dhe kanë lehtësuar mundësinë për debat politik.
Megjithëse janë vërejtur disa parregullsi procedurale, dita e zgjedhjeve përgjithësisht ka vazhduar në mënyrë të rregullt, konstatojnë vëzhguesit ndërkombëtar.
"Dalja e votuesve mbi 60%, sipas bindjes sonë, është një element i rëndësishëm, mbi të gjitha për atmosferën pozitive të votimeve, përveç ca incidenteve gjatë fushatës dhe ditës së votimit. Ky 60% tregon se qytetarët kanë pritje për të ardhmen dhe ata besojnë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Konsiderojmë se zgjedhjet lokale të djeshme përgjithësisht ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare”,- tha shefi i delegacionit nga Kalr – KE, Karim Van Ovërmer.
Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë se çështjet e pjesëmarrjes së grave në jetën publike nuk janë trajtuar në fushatë dhe nuk është respektuar përfaqësimi gjinor.
Mediat publike u ofroi të gjithë garuesve transmetim pa pagesë gjatë kohës me shikueshmëri më të lartë, por vetëm një numër i vogël kandidatësh e shfrytëzuan atë, thotë deklarata e përbashkët e vëzhguesve ndërkombëtar duke shtuar se reklamimi i paguar i fushatës në mediat private u dominua nga dy partitë më të mëdha.
Debatet televizive vlerësohen si të organizuara mirë, por jo të gjithë kandidatët e ftuar kanë morë pjesë.
Rregullatori i medias ka filluar disa procedura për kundërvajtje lidhur me reklamat politike, raportimin e pabalancuar dhe publikimin e sondazheve të opinionit, vlerësojnë vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës.
SHPËTIM NUREDINI
