Botë

Qeni sulmon për vdekje 11-vjeçarin

16.10.2017 19:30

Një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi besohet se është sulmuar nga qeni i familjes...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Irlandën e Veriut, ndërsa komuniteti lokal është tronditur.
 
Sipas BBC, fëmija i quajtur Ryan Busa u gjet me plagë të rënda në kokë i mbuluar nga gjaku. Policia beson se fëmija është sulmuar nga qeni i familjes, një Shepherd gjerman. Babai i 11-vjeçarit është duke ndihmuar policinë në hetimet që po zhvillohen për këtë rast tragjik.
 
Hetuesit do të kryejnë veprimet e duhura për t’u siguruar nëse fëmija humbi jetën si pasojë e sulmit nga qeni apo nga shkaqe të tjera.
 
Banorët thonë se zona ku ka ndodhur incidenti, është lagje e qetë. Drejtuesit lokalë e kanë cilësuar tragjik këtë lajm dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjen. /tvklan.al