Botë
Portugalia dhe Spanja ‘në flakë’, 30 viktima nga zjarret
16.10.2017 22:00
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Portugalinë dhe një pjesë të Spanjës...

Situata është më e vështirë në territorin portugez ku janë regjistuar 27 nga viktimat. Dëmet natyrore dhe materiale janë të konsiderueshme, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Portugalia dhe një pjesë e Spanjës janë prekur nga zjarret masive ditët e fundit, ku në total, 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar djegie. Situata më e rënduar paraqitet në pjesën veri-lindore të Portugalisë ku janë regjistruar 27 viktima.
Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi portugez i Mbrojtes Civile, ku raportohet se mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre. Aktualisht, forcat e shumta zjarrëfikse janë duke u përballur me 145 vatra të ndryshme në distriktet e Koimbras, Kastelos, Brankos, Viseos dhe Guardas.
Ekspertët janë shprehur se përhapja me shpejtësi e flakëve ka ardhur si rrjedhojë e një sezoni vere të thatë dhe të nxehtë. Gjithashtu, kushtet e tij janë përkëquar nga efektet e Uraganit Ofelia, i cili poi afrohet brigjeve Perëndimore të Europës.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur edhe hetimet për të parë se cilat mund të kenë qënë shkaktarët e nisjes së vatrave. Hetuesit janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme.
Dëme të shumta ka patur edhe në anën spanjolle të kufirit, ndërsa pritet që zona të vizitohet nga Kryeministri, Mariano Rajoi.
Kjo është hera e dytë që Gadishilli Iberik preket nga zjarret brenda pak muajve. Në Qershor, një zjarr masiv i rënë në Portugali u mori jetën 64 personave, ndërsa të plagosur mbetën 130 të tjerë./oranews.tv
