Maqedoni

Janë lënduar 14 persona në 13 fatkeqësi komunikacioni dje në Shkup

17.10.2017 11:00

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në tetë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni...

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në tetë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Pesë fatkeqësi janë me dëme materiale.
 
Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Pesëmbëdhjetë vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, dy vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo e kanë përdorur telefonin celular. Janë hasur 30 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
 
Me ndihmën e "karrotrecit" janë mënjanuar 42 automjete./mia