Botë
Spanjë, dy separatistë katalanas në paraburgim
17.10.2017 11:29
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonjës...

Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonjës, dhe Jordi Cuixart nga Lëvizja Omnium, po hetohen për rebelim.
Ata shihen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.
Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm. Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave.
