Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme, Zaev: prioriteti ynë, zgjedhjet lokale dhe emri
17.10.2017 14:53
Kryeministri, Zoran Zaev, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se prioritet për momentin për vendin është përfundimi i zgjedhjeve lokale, që është në rrjedhë e sipër.
Sipas tij, Maqedonia ka vendime serioze para saj, që duhet të sillen në mënyrë transparente dhe inkluzive, mes të cilave edhe ato për zgjidhjen e kontestit të emrit kushtetues me Greqinë.
Këto komente Zaevi i bëri në konferencën e përbashkët me kryesuesin e Këshillit ministror të Bosnjë – Hercegovinë, Denis Zvidiq.
“Nuk mendoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se ende janë në rrjedhë e sipër zgjedhjet lokale. Prioriteti ynë është që më 29 tetor ato të mbyllen përfundimisht si zgjedhje kredibile dhe të rregullta, ashtu siç ishin në raundin e parë. Vetëm ashtu fiton Maqedonia. Kjo përkrahje që na është dhënë e shoh si përkrahje për punë, dhe jo prapë të shkojmë në zgjedhje. Rezultatet nga zgjedhjet lokale më japin fuqi plotësuese për sjelljen e vendimeve, përfshirë edhe atë për zgjidhjen e kontestit të emrit”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
