EKONOMI

Propozim për anulimin e riregjistrimit të bujqëve

25.06.2014 12:49

Nga 1 janari i viti 2015 të fillojë riregjistrimi i bujqëve, kërkuan disa deputetë duke parashtruar ndryshime të ligjeve që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet t'i miratojë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë.........

Nga 1 janari i viti 2015 të fillojë riregjistrimi i bujqëve, kërkuan disa deputetë duke parashtruar ndryshime të ligjeve që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet t'i miratojë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë.

Deputetët duhet të prononcohen për ndryshimet  e ligjeve për sigurim pensional invalidor, për kontributet nga sigurimi i obligueshëm social dhe për sigurimin shëndetësor, të gjitha në procedurë të shkurtuar, të parashtruara nga deputetët Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Dragan Cuklev dhe Romeo Trenov.

Në këto ligje ndryshohet nga një nen dhe me to kërkohet anulim i fillimit të riregjistrimit të bujqëve nga 1 qershori i vitit 2014 në 1 janar të vitit 2015 për shkak harmonizimit softuerik mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Për këtë shkak propozuesit e ligjeve kërkojnë që ato  të miratohen në procedurë të shkurtuar.

Paraprakisht të tre ligjet do ta kalojnë filtrin  e komisioneve amë. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për kontribute  nga sigurimi i obligueshëm social, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë. Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligues social, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë është në rend dite  të Komisionit për punë dhe politikë sociale, ndërsa Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në procedurë të shkurtuar të Komisionit shëndetësor. Të tre ndryshimet ligjore do të shqyrtohen edhe nga Komisioni juridiko-ligjdhënës.