UNFPA, raport global për gjendjen e popullsisë
Zyra e Fondit për popullsi e Kombeve të Bashkuara e promovoi raportin global...
Zyra e Fondit për popullsi e Kombeve të Bashkuara e promovoi raportin global për gjendjen e popullsisë në botë, i cili thekson rritjen e pabarazisë në botë, pabarazinë ekonomike e cila është e lidhur ngushtë me shëndetin seksual dhe reproduktivitetin. Në vendet në zhvillim, 20% e shtresave më të varfra kanë qasje të ulët në shërbimet e shëndetit seksual dhe reproduktivitet, thuhet mes tjerash në raport, ku theksohet edhe dhuna në bazë gjinore.
“Dhuna në bazë gjinore është e përhapur gjerësisht në rajon, Europën lindore dhe Azinë qendrore, ndërsa i tangon gratë dhe vajzat. Gratë dhe vajzat që jetojnë në varfëri, sidomos ato që janë më pak të shkolluara dhe jetojnë në rajone rurale dhe nuk kanë qasje te mbrojtja nga shtatzënia, janë në rrezik më të lartë për shtatzëni të paplanifikuar”,- deklaroi drejtoresha e UNFPA-së, Dojna Bologa.
Kjo, sipas raportit, çon te rreziqet shëndetësore dhe pasojat ndaj gjendjes ekonomike për ata dhe fëmijët e tyre. Në raport po ashtu theksohen martesat e të miturve dhe diskriminimi i grave me hendikep në të drejtën e shëndetit seksual dhe reproduktivitetit. (Gyltene Sinani, TVM2)
