Rama: Nuk kemi biseduar për zgjedhjet

17.10.2017 17:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se gjatë takimeve të ndara me liderët e partive politike shqiptare....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se gjatë takimeve të ndara me liderët e partive politike shqiptare, nuk ka biseduar e as nuk ka përcjellë porosi lidhur me zgjedhjet lokale, gjegjësisht me raundin e ditë të zgjedhjeve lokale që do mbahet më 29 tetor. 

“Nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, zgjedhjet bëhen këtu, janë zgjedhje perspektive këtu dhe votojnë njerëzit këtu. Shqipëria dhe unë personalisht nuk kemi punë në këtë mes, pasi këto zgjedhje zhvillohen në kornizën e shtetit fqinjë dhe mik të Maqedonisë”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur se ku konstatohet përkujdesja e shtetit shqiptar për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, Rama tha se ai nuk ka ardhur në Shkup për të shpjeguar kushtetutën, por për të respektuar një aktivitet shumë të rëndësishëm rajonal.

“Kur jemi tek ajo se sa e respektojmë kushtetutën, këtu flasin faktet e jo fjalët”,- tha kryeministri shqiptar, Edi Rama. (Sanije Duraku, TVM2)