Shqipëri, skandali me ish-ministrin e brendshëm, i përmendet emri në përgjimet e disa trafikantëve
Tronditen themelet e shtetit shqiptar pas përmendjes së emrit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit....

Tronditen themelet e shtetit shqiptar pas përmendjes së emrit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, në përgjimet e disa trafikantëve.
Media italiane ka publikuar sot disa përgjime, ku dy trafikantë deklaronin se Tahiri u kishte kërkuar shuma të mëdha parash.
Vazhdimisht opozita e ka akuzuar Tahirin për lidhje me vëllezërit Habilaj, të cilët i ka edhe kushërinj të largët, ndërsa sot këto akuza janë faktuar në dosjen penale. Vetë Tahiri ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka pranuar se Habilajt i ka kushërinj të largët, por se nuk është i implikuar në trafik.
Më herët, kryeministri Rama ka kërkuar zbardhje të së vërtetës, ndërsa Lulzim Basha i Partisë Demokratike ka akuzuar gjithë kupolën e shtetit të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.
