KOSOVË

Analistët,nuk ka numra për qeveri stabile

25.06.2014 12:58

Zgjedhjet e 8 qershorit mund të prodhojnë një krizë të rëndë institucionale, politike e kushtetuese, thonë analistët politik në Prishtinë......

Zgjedhjet e 8 qershorit mund të prodhojnë një krizë të rëndë institucionale, politike e kushtetuese, thonë analistët politik në Prishtinë.

Madje, edhe organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të reja, sipas tyre, tani do të jetë shumë më i vështirë, njofton RTK.

Një krizë tejet serioze politike e pret Kosovën në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit, vlerësojnë analistët politik.

Sipas tyre, interpretimi që pritet të jap Gjykata Kushtetuese, nëse përveç partisë fituese, qeverinë mund ta krijojë edhe opozita, do të qartësojë sado pak rrugën.

Por, bazuar në numrat dhe fuqinë politike që kanë, qoftë PDK-ja si fituese në njërën anë, apo blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, nuk garantojnë krijimin e një qeverie stabile e funksionale.