Botë
Shtatë minatorë e humbën jetën gjatë një fatkeqësie në një minierë ilegale në qytetin turk Shirnak
18.10.2017 10:49
Shtatë minatorë e humbën jetën nga rrëzimi i harkut në një minierë për qymyr në qytetin Shernak, në Turqinë lindore...

Zëvendëskryeministri turk dhe zëdhënës i Qeverisë turke, Bekir Bozdag konfirmoi se e kanë humbur jetën shtatë minatorë.
Ministria turke e Energjetikës dhe Resurseve Natyrore publikoi se miniera në të cilin ndodhi tragjedia, ka qenë e palicencuar dhe ilegale.
Fatkeqësia më e madhe e minierave në Turqi ndodhi në maj të vitit 2014, kur në qytetin Soma e humbën jetën 301 minatorë./mia
