Maqedoni
Në Shkup gjashtë aksidente me katër të lënduar më lehtë
18.10.2017 11:39
Katër persona janë lënduar më lehtë në katër prej gjithsej gjashtë aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës...

Katër persona janë lënduar më lehtë në katër prej gjithsej gjashtë aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa dy kanë kaluar me dëme materiale.
Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh, mes të cilave dy shoferë të cilët kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, si dhe gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 27 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 58 automjete./mia
