Botë

Policia peruane konfiskoi 1,3 ton kokainë dhe arrestoi 17 persona

18.10.2017 12:08

Policia në Peru njoftoi se ka konfiskuar 1,3 ton kokainë të fshehur në kontejnerë në portin në afërsi të Limës...

Policia në Peru njoftoi se ka konfiskuar 1,3 ton kokainë të fshehur në kontejnerë në portin në afërsi të Limës dhe se ka arrestuar 17 persona. 
 
Grupin e kontrabandistëve të drogës e ka  udhëhequr një meksikan, ndërsa e ka financuar një brazilian, njoftoi policia. 
 
Droga duhet që të  transferohej në Meksikë, ndërsa më pas në SHBA me ndihmën e kartelit meksikan të narkotikëve, Sinaola, njoftuan  mbrëmë  vonë autoritetet në Peru. Arrestimet u zbatuan në disa qytetet peruane, ndërsa midis të arrestuarve është  kontrabandisti i njohur lokal, braziliani Nelson Dobins Robelo. 
 
Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës me 400 ton drogë dhe të ardhura prej 8,5 miliardë dollarësh./mia