Botë

Spanja “ultimatum” Katalonjës: Thoni jo pavarësisë, ose pezullojmë autonominë

18.10.2017 12:47

Spanja do të pezullojë autonominë e Katalonjës nëse drejtuesit e saj nuk heqin dorë nga përpjekjet për pavarësi...

Zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria, deklaron se nëse udhëheqësi separatist, Carles Puigdemont, nuk siguron një përgjigje të kënaqshme deri në orën 8 të mëngjesit të së enjtes, do të provokojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës.

Kjo dispozitë e kushtetutës që nuk është përdorur asnjëherë më parë, do t’i hapte rrugë Madridit që të vendos sundim direkt mbi rajonin gjysmë-autonom e do të ndikonte në përshkallëzim të krizës politike më të rëndë, me të cilën Spanja përballet me dekada. Katalonja mbajti referendumin më 1 tetor, në të cilin 90 për qind e atyre që dolën të votojnë votuan pro pavarësisë.