Maqedoni

KShZ, skaduan afatet për parashtrimin e ankesave

18.10.2017 13:22

Mbrëmë në orën 2 skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve...

Mbrëmë në orën 2 skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor.

Mbrëmë deri në orën 19:00 janë parashtruar 25 ankesa, dy nga partia TMRO, një nga Aleanca për Shqiptarët dhe 22 nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.

Në KShZ janë parashtruar edhe 59 ankesa prej qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës votuese.

Ankesat për procedurën për votim kanë mundur të parashtrohen më së voni deri mbrëmë në orën 19. KShZ obligohet që t’i zgjidh ankesat e kandidatëve në procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.

Kundër vendimit të KShZ-së mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, pas ankesës obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.