Zhvillim i rrjetit për dhurimin e ushqimit
Asociacioni “Eja Maqedoni” po punon në zhvillimin e rrjetit të parë për dhurim të ushqimit në Maqedoni...

Asociacioni “Eja Maqedoni” po punon në zhvillimin e rrjetit të parë për dhurim të ushqimit në Maqedoni, që ka për qëllim t’u sigurojë nga dy shujta 1.000 njerëzve në ditë, me qëllim që rrjeti të zgjerohet për t’u ndihmuar më shumë njerëzve të cilët kanë problem gjatë sigurimit të ushqimit.
Në drejtim të rritjes së informimit dhe motivimit për përfshirje të të gjitha organizatave të interesuara qytetare dhe vullnetarëve potencialë, sot organizon ngjarje në të cilën do të prezantohet mënyra e zhvillimit të rrjetit dhe funksionimit të saj.
Nga Asociacioni theksojnë se në këtë mënyrë dëshirojnë edhe ta pakësojnë hedhjen e mbi 10.000 tonë ushqim të sigurt i cili përfundon nëpër deponi.
Zhvillimi i rrjetit për dhurim të ushqimit është mbështetur nga Ambasada zvicerane në Maqedoni dhe USAID-it përmes Korpusit Paqësor.
