Maqedoni
Visar Ganiu: Jam i sigurt për fitore më 29 tetor
18.10.2017 16:00
Kandidati i BDI-së për Çairin, Visar Ganiu, ka falënderuar votuesit që e radhitën të parin në garë për balotazhin e 29 tetorit...

Kandidati i BDI-së për Çairin, Visar Ganiu, ka falënderuar votuesit që e radhitën të parin në garë për balotazhin e 29 tetorit, aktivistët dhe forumet e BDI-së në Çair, veçanërisht Forumin e gruas me të cilin kanë vizituar shtëpitë e më shumë qytetarëve të Çairit, si dhe LSDM-në për mbështetjen e dhënë në raundin e parë. Ganiu është i sigurt në fitoren e radhës.
“Jam i bindur që në raundin e dytë do të kemi një garë në të cilën do të dal fitues, e këtu nuk dyshoj sepse kam programin më të mirë, atë që e kemi quajtur “Kontratë”, me të cilën u ofroj shumë zgjidhje bashkëqytetarëve tanë që vetë i kanë kërkuar gjatë bashkëbisedimeve që bashkë i kemi bërë e që do të vazhdojmë t’i bëjmë edhe në këtë rreth të dytë të zgjedhjeve”,- tha Ganiu.
