Ekonomi

Paga minimale, LOE: kompanitë mund të kenë probleme me pagesat

18.10.2017 17:06

Firmat anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike thonë se vendimi për rritjen e rrogës minimale, pritet të ndikojë në punën e tyre...

Ata  presin që muajin e ardhshëm Qeveria të fillojë me pagesat e subvencioneve, por shumë kompani mund të ballafaqohen me probleme në likuiditet për shkak të rritjes së shpenzime të cilat nuk do të kenë mundësi t’i mbulojnë. Nga LOE thonë se kompanitë duhet të rrisin produktivitet që të jenë në gjendje të paguajnë rrogën minimale prej 12 mijë denarëve pa ndihmën e shtetit.  
 
“Nuk do të donim të ballafaqohemi me situatë në të cilën sektori privat do të fillojë ta zvogëlojë numrin e vendeve të punës që ta përmbushë kuotën për pagesë të pagës minimale, posaçërisht në veprimtaritë intensive të punës”,- deklaroi kryetarja e LOE-së, Daniela Arsovska.
 
Sa i përket propozimit të fundit të Qeverisë që një pjesë e administratës të transferohet në sektorin privat, Arsovska tha se komunitetit të biznesit i duhet një administratë efikase që të mos ketë ngecje dhe duhet bërë analiza se çfarë kuadri posedon administrata dhe për çfarë punëtorë kanë nevojë kompanitë.
 
Nga LOE pranojnë se kriza politike e dy viteve të fundit ka lënë pasoja në sektorin e investimeve. Sektorit privat i nevojitet situatë e qetë politike si dhe zvogëlim të proceseve zgjedhore, thonë nga LOE.
 
GAZMEND KURTISHI